Një zjarr i madh ka kapluar një banesë në “Bregun e Diellit” mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas këtij incidenti, një person ka pranuar tretman mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se policia janë duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, ka njoftuar Pllana.
/HisariOnline/







