Liga e Kampionëve do të vijojë sonte me të tjera ndeshje interesante, në kuadër të raundit të 6-të të Fazës së Ligës.
Kryendeshja e natës së sotme do të jetë padyshim ajo mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, që luhet në “Bernabeu”, me fillim nga ora 21:00.
Kjo do të jetë hera e 15-të që Real Madridi dhe Manchester City do të përballen me njëri-tjetrin në Ligën e Kampionëve, ndërsa që nga takimi i tyre i parë i luajtur më 2012-13, kjo tashmë është përballja më e luajtur në kompeticion përgjatë kësaj peroudhe (14 ndeshje).
Xabi Alonso ndodhet në një presion të madh, ku krahas mungesave të shumta në skuadër, përballet me një shkarkim potencial nga posti i trajnerit nëse humbet ndeshjen e sotme, kanë raportuar mediat spanjolle.
Ndërkohë, lideri i vetëm i garës, Arsenali, luan në udhëtim kundër Club Brugge. Një fitore për “Topçinjtë” do të siguronte matematikisht vendin në mesin e tetë skuadrave të para, duke vulosur kualifikimin direkt.
Në Torino, Juventusi i Edon Zhegrovës pret skuadrën qipriote, Pafos, në një ndeshje ku ylli kosovar pritet të jetë titullar në këtë duel.
Të gjitha ndeshjet e luajtura sot:

/HisariOnline/







