spot_img
HomeSportFutbollHidhet shorti i 1/8 i Kupës së Kosovës, spikasin...

Hidhet shorti i 1/8 i Kupës së Kosovës, spikasin dy super duele: Prishtina-Ballkani dhe Drita-Llapi

spot_img

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është tërhequr sot shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, duke sjellë disa përballje tejet interesante.

Dueli kryesor i këtij rrethi do të jetë ai mes Prishtinës dhe Ballkanit, dy skuadrave pretendente për trofe, që pritet të ofrojnë spektakël në kërkim të një vendi në çerekfinale.

Një tjetër ndeshje e zjarrtë pritet në Gjilan, aty ku Drita do të përballet me Llapin, në një sfidë që gjithmonë ka prodhuar emocione dhe rivalitet të madh.

Shorti i plotë i 1/8 së finales është si vijon:

Prishtina – Ballkani

Gjilani – Liria

Feronikeli 74 – Dinamo

Drenica – Ferizaj

Dukagjini – Prishtina e Re

Drita – Llapi

Vushtrria – Vëllaznimi

Trepça ’89 – Malisheva

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img