spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Urgjentisht Lista Serbe t'i kthejë simbolet e Republikës...

Haradinaj: Urgjentisht Lista Serbe t’i kthejë simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes

spot_img

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i indinjuar që kryetarët e Listës serbe në komunat veriore, i kanë hequr simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes.

Haradinaj ka kërkuar që urgjentisht t’i rikthejnë në vendin që u takon, ndërsa shtoi që edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, BE dhe ShBA, të ushtrojnë ndikimin e tyre që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të punojnë në harmoni me to.

Postimi i plotë:

I përgëzoj të gjithë kryetarët e komunave që kanë dhënë betimin, me theks të veçantë 5 kryetarët prej radhëve të AAK dhe i inkurajoj të vazhdojnë punën e tyre në interes të qytetarëve dhe gjithmonë në përputhje me ligjin e Kushtetutën.
Njëkohësisht jam tejet i indinjuar që kryetarët e Listës serbe në komunat veriore, i kanë hequr simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes dhe kërkoj që urgjentisht t’i rikthejnë në vendin që u takon. Po ashtu, edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, BE dhe ShBA, që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të punojnë në harmoni me to!
/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img