spot_img
HomeArtEdicioni i Katërt i Javës së Artit në Suharekë...

Edicioni i Katërt i Javës së Artit në Suharekë – ku krijimtaria merr frymë në çdo cep të qytetit

spot_img

Edicioni i Katërt i Javës së Artit, në Suharekë i cili këtë vit i është kushtuar shëndetit mendor. Qëllimi i edicionit është të trajtojë stresin, depresionin dhe sfidat emocionale përmes artit dhe aktiviteteve ndërvepruese.

Hapja u bë me instalacionin artistik “Butterfly”, të realizuar nga vullnetarët e festivalit. Flutura, si simbol i vetë-reflektimit dhe transformimit, përçoi mesazhin e forcës dhe rimëkëmbjes emocionale. Publiku pati mundësinë të shohë edhe punime të ndryshme artistike të dorës.

Drejtoresha e këtij edicioni Drenueta Berisha tha se gjatë javës u zhvilluan klasa vallëzimi për çlirim të stresit, punëtori të terapisë me art, si dhe aktivitete të tjera kreative dhe ndërgjegjësuese që synojnë t’i ofrojnë komunitetit hapësira të shëndetshme për shprehje dhe qetësim. Organizatorët falënderuan Komunën e Suharekës për mbështetjen dhe njoftuan se edicioni do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Programi u pasurua edhe me intervista dhe prezantime të ndryshme artistike e edukative, duke e thelluar mesazhin e edicionit për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit mendor.

Në ditën përmbyllëse u mbajt një konferencë e veçantë me Flutura Nishorin, e cila ndau përvojën e saj si vajza e Ramadan Nishorit, të mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo foli me sinqeritet për sfidat emocionale me të cilat është përballur familja, për mungesën e komunikimit në shtëpi dhe ndikimin që trauma e babait ka pasur në fëmijërinë e saj.

Flutura theksoi se shpesh e ka ndier mungesën e tij, si në periudhën e shkollës ashtu edhe në momente të rëndësishme të jetës, duke treguar se pasojat e traumave të luftës shtrihen përtej individit.

Mesazhi i saj u dha me forcë dhe qartësi:

“Të mbijetuarit nuk kanë faj për atë që u ka ndodhur. Ata meritojnë të jetojnë të lirë, të qetë dhe krenarë. Familja duhet të jetë gjithmonë mbështetja e tyre më e madhe.”

Konferenca u prit me emocione dhe u vlerësua si një nga momentet më domethënëse të edicionit, duke sjellë para publikut një rrëfim të fuqishëm dhe të nevojshëm për ndërgjegjësim shoqëror.

Për më shumë, intervista e plotë më poshtë:

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img