spot_img
HomeLajmeNjë burrë gjendet i vdekur në një lokal në...

Një burrë gjendet i vdekur në një lokal në Prizren, Policia nis hetimet

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Prizren, i cili të dielën është gjetur pa shenja jete brenda një lokali.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 8 dhjetor 2025.

“Viktima mashkull është gjetur në një lokal pa shenja jete. Ekipi i emergjencës ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img