spot_img
HomeSportBasketbollKB Golden Eagle Ylli udhëton në Gjakovë të mërkurën,...

KB Golden Eagle Ylli udhëton në Gjakovë të mërkurën, luan ndaj KB Vëllaznimit

spot_img

KB Golden Eagle Ylli do të udhëtojë në Gjakovë këtë mesjavë, ku do të përballet me skuadrën e KB Vëllaznimit. 

Dueli do të zhvillohet të mërkurën në “Shani Nushi” nga ora 18:45, ndërkohë që kjo ndeshje i përket xhiros së 10-të.

Skuadra suharekase do të kërkojë fitoren në Gjakovë, pasi u mposht në fundjavën që shkoi si mysafir ndaj Pejës, duke vazhduar kështu formën e dobët në kampionat.

KB Golden Eagle Ylli ndodhet e fundit në tabelë, me vetëm dy fitore në nëntë ndeshje të luajtura, ndërkohë që njëra ndaj këtyre dy fitoreve erdhi pikërisht ndaj Vëllaznimit, duke triumfuar në xhiron e tretë në Suharekë.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img