spot_img
HomeLajmeHaradinaj për VV-në: E shkelën me këmbë vullnetin qytetar...

Haradinaj për VV-në: E shkelën me këmbë vullnetin qytetar dhe e bllokuan shtetin

spot_img

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka shkelur vullnetin qytetar të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ka futur vendin në bllokadë institucionale.

Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit nuk po mbahen “prej qejfit”, por si pasojë e asaj që ai e quajti bllokim të shtetit nga fituesit e zgjedhjeve të shkurtit.

“Ne i kami mbajtur një palë zgjedhje të mira në shkurt të këtij viti, por ata që dolën të parët, në vend që ta realizojnë rezultatin e tyre e t’i krijojnë institucionet, u përcaktuan për bllokadë. E shkelen me këmbë vullnetin qytetar dhe e bllokuan shtetin”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka shtuarse zgjedhjet e 28 dhjetorit janë mënyra e vetme për t’i dhënë fund, siç u shpreh ai, “logjikës së bllokadës”.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img