spot_img
HomeLajmeHamza takohet me ambasadorin gjerman, i kërkon heqjen e...

Hamza takohet me ambasadorin gjerman, i kërkon heqjen e sanksioneve

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, dhe duke e njoftuar për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

Në postimin e tij, Hamza, ka njoftuar edhe se në takim, ai ka theksuar se nga partnerët ndërkombëtarë pret përkrahje në skenën ndërkombëtare, si për heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.

Postimi:

Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt.

Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.

Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img