Liverpooli e ka lënë Mohamed Salah jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve të së martës për t’u përballur me Interin.
Lënia jashtë e tij vjen vetëm dy ditë pasi ai dha një intervistë shpërthyese pas barazimit 3-3 me Leedsin, duke pretenduar se ishte “hedhur nën autobus”, nuk kishte marrëdhënie me trajnerin Arne Slot dhe se përplasja e së shtunës me Brightonin mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Anfield.
33-vjeçari u stërvit të hënën përpara ndeshjes me Interin, por tani nuk do të udhëtojë për në Itali.
Kuptohet që mungesa e tij është një vendim i klubit, i marrë në konsultim dhe me mbështetjen e plotë të Slotit.
Sulmuesi megjithatë nuk do të përballet me ndonjë masë disiplinore për komentet e tij të fundit, raporton SkySports.
/HisariOnline/







