spot_img
HomeLajmeSot përfundon afati për dorëzim të listave për kandidatë

Sot përfundon afati për dorëzim të listave për kandidatë

spot_img

Sot, më 7 dhjetor, në orën 23:59, do të përfundojë afati për subjektet politike për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Ky lajm është bërë i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, të gjithë kandidatët do të verifikohen nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Më 7 dhjetor 2025, në orën 23:59, përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, njoftoi Elezi.

Sipas tij, “në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”.

Sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet nëse bie në kategoritë e ndaluara nga ligji, përfshirë mbajtjen e funksioneve të veçanta publike, pozitat diplomatike, anëtarësinë në organet zgjedhore apo mosrespektimin e vendimeve të PZAP-it dhe KQZ-së. Kufizimi më i rëndësishëm është ai që ndalon kandidimin e çdo personi që në tre vitet e fundit ka një dënim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me së paku një vit burgim efektiv.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img