spot_img
HomeSportBasketbollKB Golden Eagle Ylli i shkon Pejës të dielën,...

KB Golden Eagle Ylli i shkon Pejës të dielën, Sarin kërkon fitoren e dytë me radhë me suharekasit

spot_img

KB Golden Eagle Ylli udhëton në Karagaçi këtë vikend, për t’u përballur me skuadrën e Pejës në xhiron e 9-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Golden Eagle shkon në palestrën “Karagaçi” të dielën, me ndeshjen që luhet nga ora 19:30.

May be an image of basketball and text that says "ProCredit SUPERLIGA 나 NE A 5 XT MA OLDEN EAGL YLLI FIRSHPED CH YouT BA3KETHOU 3BPB BNTI PEIA GO+ PEJA 1501 VS *YLLI* GOLDEN EAGLE YLLI 1975 2025 7 Dhjetor 2025 19:30 Palestra Karagaqi GOLDEN EAGLE Pejë GaniTransport Lenita Z TRIANGLE ៤្ញ FERSHPED ELEKTRO MODUL Graniti BP Relax DAUTI JUSAJLLC Berhaowendx18ng AUTOPIESỄ ART CENTER Freesia Natural 100% ZEROS MPE.AMNTC6ME DENTIKA TK spec.br.ArdianShKiçi Haier MERCOM TROCAL kaon Beta esarom CHE CHEBAR BAR Muri PLast 公"

Golden Eagle Ylli, të cilët i dhanë fund një serie prej katër humbjeve radhazi në mesjavë, duke e mposhtur KB Prishtinën në Suharekë, do të kërkojnë fitoren e dytë me radhë dhe të tretën në përgjithësi në kampionat këtë sezon.

Jeronimo Sarin debutoi me një fitore të madhe ndaj kryeqytetasve të mërkurën, andaj skuadra e tij do të përballet me një tjetër test serioz të dielën.

Peja ka vendin e dytë në tabelë me 14 pikë, duke fituar gjashtë ndeshje e humbur dy, ndërsa Ylli ndodhet aktualisht në pozitën e 6-të me 10 pikë, me dy fitore e gjashtë disfata.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img