Shkolla Digjitale Suharekë po vazhdon të mbetet një nga qendrat më inovative të mësimit teknologjik për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 8 deri në 18 vjeç.
Drejtori i shkollës, Artan Lumi, thotë se qëllimi kryesor është që fëmijët të mësojnë duke luajtur, duke krijuar projekte praktike dhe duke eksperimentuar me teknologjitë më të reja. Ata kanë në dispozicion kompjuterë modernë, aplikacione edukative dhe pajisje robotike që i ndihmojnë të zhvillojnë mendimin kritik dhe kreativitetin.
Sipas drejtorit Lumi, prindërit janë të entuziazmuar dhe shumë mbështetës, duke i inkurajuar fëmijët në çdo hap të rrugëtimit të tyre digjital. Shumë nxënës të kësaj shkolle kanë marrë pjesë në gara dhe kanë arritur suksese të rëndësishme në projekte teknologjike.
Një veçori e rëndësishme e Shkollës Digjitale Suharekë është angazhimi i mësimdhënësve në komunitet. Ata shkojnë rregullisht në shkollat e qytetit, ku zhvillojnë nga një orë mësim edukativ rreth teknologjisë për nxënësit, një nismë që ka marrë miratimin e komunës dhe është pritur shumë mirë si nga nxënësit, ashtu edhe nga prindërit.
Për më shumë, intervista e plotë në Youtube.
/HisariOnline/







