spot_img
HomeSportBallkani 'luan tenis' me Prishtinën e Re, përforcon kreun...

Ballkani ‘luan tenis’ me Prishtinën e Re, përforcon kreun e tabelës

spot_img

KF Ballkani ka regjistruar një fitore të thellë sot pranë shikuesve të vet, duke mposhur me rezultat tenisi 6-1 skuadrën e Prishtinës së Re. 

Tre lojtarë shënuan nga një dopietë, me Almir Kryeziun që hapi llogarinë e golave duke shënuar në minutën e 21-të dhe më pas në të 53-tën, ndërsa Hamidi ishte tjetri që realizoi në minutat 30′ dhe 33′, kurse dy të tjerë i shënoi Valentin Serebe në minutat 72′ dhe 82′.

Portokallinjtë kështu e forcojnë kreun e tabelës, duke u ndodhur tani në krye me 29 pikë, dy më shumë sesa Dukagjini e tre më shumë se Prishtina që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajneri kroat, Mislav Karoglan tani me bilanc 100% të fitoreve në krye të Ballkanit, duke i fituar tre nga tre ndeshjet e para, dy në Superligë dhe një në kupë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img