spot_img
HomeSportBallkani kërkon shkëputjen në tabelë, publikohet formacioni zyrtar i...

Ballkani kërkon shkëputjen në tabelë, publikohet formacioni zyrtar i ‘Portokallinjve’

spot_img

KF Ballkani do të mirëpresë në Suharekë sot skuadrën nga kryeqyteti, KF Prishtina e Re, me fillim nga ora 13:00.

Klubi nga Suhareka tashmë është lider i ri i Superligës, me fitoren e marrë vikendin e kaluar në derbin ndaj Dritës.

‘Portokallinjtë’ ndodhen në vendin e parë me 26 pikë, po aq sa ka edhe Prishtina e dyta e Dukagjini e treta, por që skuadra e Karoglan ka një gol-diferencë më të mirë.

Ballkani tashmë ka publikuar formacionin startues për duelin e sotëm.

No photo description available.

Ballkani ka sulmin më të mirë të ligës deri tani, duke realizuar më shumë gola se çdo klub tjetër (29), ndërsa vetëm Dukagjini (15) ka pranuar më pak gola sesa Ballkani (16).

Portokallinjtë gjithashtu kanë humbur vetëm tre ndeshje në këtë kampionat, më pak se çdo ekip tjetër.

/HisariOnline/  

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img