spot_img
HomeLajmeSimbolet dhe flamuri i Kosovës në procesin e betimit...

Simbolet dhe flamuri i Kosovës në procesin e betimit të kryetarëve serbë

spot_img

Simbolet dhe flamuri i Kosovës janë vendosur në sallën e Kuvendit komunal në Mitrovicën e Veriut ku pritet që të merr pushtetin kryetari i ri nga Lista Serbe Millan Radojeviq.

Ky proces shënon rikthimin e pushtetit lokal nga kryetarët shqiptarë të zgjedhur vitin e kaluar përsëri në duart e strukturës politike të mbështetur nga Beogradi.

Në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiqi i Vetëvendosjes pritet t’ia dorëzojë detyrën Milan Radojeviqit. Në Zveçan, Ilir Peci nga PDK do të lëshojë vendin për Dragisha Miloviqin. Ndërkohë, në Leposaviq rikthehet Zoran Todiq, i cili do të zëvendësojë Lulzim Hetemin e Vetëvendosjes. E njëjta situatë do të ndodhë edhe në Zubin Potok, ku Izmir Zeqiri i PDK-së do t’ia transferojë detyrën Millosh Peroviqit.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img