spot_img
HomeLajmeKapen 3600 kilogramë kafe që dyshohet të jenë kontrabanduar...

Kapen 3600 kilogramë kafe që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia

spot_img

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, afër vijës kufitare me Serbinë, ku u kapën 3600 kilogramë kafe.

Sipas njoftimit, policia fillimisht ndaloi një furgon të dyshuar me targa të Serbisë ku më pas gjeti mallin e kontrabanduar.

“Në automjet janë gjetur të ngarkuara 62 copë thasë të mbushura me kafe, në sasi rreth 3600 kilogramë, kjo sasi e mallit/kafes dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për rastin është intervistuar një person, i cili më pas është liruar.

Automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtutjeshëm nga njësitë e Policisë dhe Doganës.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img