spot_img
HomeLajmeDy shoferë kapen duke vozitur pa patentë në Ferizaj,...

Dy shoferë kapen duke vozitur pa patentë në Ferizaj, u konfiskohen veturat

spot_img

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se në dy raste të ndara ka ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik.

Sipas njoftimit, një rast ka ndodhur rreth orës 02:22, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, ku është ndaluar shoferi E. H. (23 vjeç), i cili po qarkullonte me veturën VW Golf me targa vendore në kohën kur kishte të shqiptuar masën mbrojtëse, heqjen e patentë shoferit nga data 14.10.2025 deri më 13.01.2026.

Për këtë kundërvajtje të rëndë ndaj tij u shqiptua gjobë prej 500.00 eurosh, 5 pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj, ndërsa automjeti iu konfiskua.

“Gjatë verifikimit u konstatua se shoferi kishte arritur numrin maksimal prej 13 pikësh negative nga kundërvajtjet e mëhershme, ndaj iu shqiptua edhe një masë shtesë, heqje e patentë shoferit për 12 muaj të tjerë”, është bërë me dije në njoftim.

Sipas policisë, “në një rast tjetër, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ditë më parë ndaluan shoferin Xh. H. (42 vjeç) në fshatin Gjyrkovc të Shtimes, i cili po qarkullonte me veturën Audi Q5 me targa vendore, gjithashtu nën masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit nga data 15.10.2025 deri më 14.01.2026”.

Për kundërvajtjen e rëndë ndaj tij u shqiptua gjobë prej 500.00 eurosh, masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj, ndërsa automjeti iu konfiskua. Shoferi posedonte patentë shofer të huaj.

Policia rajonale në Ferizaj apelon të gjithë shoferët që ta respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor dhe të mos ngasin automjetet gjatë periudhës së masës mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img