spot_img
HomeSportFutbollNexhipi tregon nëse Ballkani do të sjellë lojtarë të...

Nexhipi tregon nëse Ballkani do të sjellë lojtarë të rinj në afatin e janarit

spot_img

Drejtori Sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi ka dhënë një intervistë për HisariOnline, ku ka folur për të arriturat e Ballkanit viteve të fundit, si dhe rikthimin e tij sërish në këtë post të drejtorit të klubit. 

“Siç e dimë, është fakt që kemi pasur me të vërtetë një nga periudhat më të mira dhe më të suksesshme me Ballkanin, që nga ai afrimi im në 2022. Besoj që çdo gjë ka shkuar shumë mirë, kemi bërë histori, kemi qenë ekip i cili pasi u shpallëm kampion atë vit për herë të parë, debutuam në arenën evropiane dhe e bëmë atë historinë me kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, ishte një gjë me të vërtetë e jashtëzakonshme, një arritje shumë e madhe sepse e dimë historinë e Ballkanit, e dimë historinë e futbollit kosovar, u bëmë ekipi e parë që bën këtë gjë dhe patjetër që jemi krenar për atë pjesë”, deklaroi Nexhipi.

Nexhipi ka folur edhe për sjelljen e ndonjë lojtari të ri në klub përgjatë afatit të janarit, ku nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e dy apo tre transferimeve.

“Kjo varet edhe prej trajnerit, sepse të gjithë bashkë i bëjmë gjërat sa i përket merkatos, normalisht mund të ketë dy deri në tre afrime në janar, por besoj në përgjithësi grupi është i plotësuar, kemi lojtarë cilësor dhe kemi pak hendikepin që ndoshta ditët e fundit të merkatos vendosëm ta shesim Adetunjin. Do të shohim në janar, besoj dy deri në tre lojtar ndoshta mund të na përforcojnë, por sic e theksova, ekipi është duke ecur mirë dhe shumë faktorë do të varen, sepse në merkaton e janarit është shumë e vështirë të gjesh lojtarë të rinj dhe pa kontrata”, u shpreh Nexhipi.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img