Erdhi në momentin më të duhur te Ballkani. Roli dhe ndikimi i tij ishte një nga arsyet e rikthimit të lavdisë së Ballkanit dhe shkruarjes së historisë. Është ky Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i klubit portokalli, që me vizionin e tij ndihmoi klubin në përbërjen e një grupi të jashtëzakonshëm, për të bërë gjëra të mëdha.
Në një intervistë ekskluzivive për HisariOnline, Nderim Nexhipi ka folur për sukseset e mëdha të Ballkanit në garat vendore dhe arenën ndërkombëtare si dhe rikthimin e tij te Ballkani.
“Siç e dimë, është fakt që kemi pasur me të vërtetë një nga periudhat më të mira dhe më të suksesshme me Ballkanin, që nga ai afrimi im në 2022. Besoj që çdo gjë ka shkuar shumë mirë, kemi bërë histori, kemi qenë ekip i cili pasi u shpallëm kampion atë vit për herë të parë, debutuam në arenën evropiane dhe e bëmë atë historinë me kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, ishte një gjë me të vërtetë e jashtëzakonshme, një arritje shumë e madhe sepse e dimë historinë e Ballkanit, e dimë historinë e futbollit kosovar, u bëmë ekipi e parë që bën këtë gjë dhe patjetër që jemi krenar për atë pjesë”, deklaroi Nexhipi.
I pyetur se sa ka ndryshuar Ballkani nga periudha e parë që ka qenë me Ballkanin e ditëve të sotme.
“Kemi pasur një ecuri e cila ka qenë në klub, klubi ka fituar tituj këto vite dhe normalisht, nuk është që më duhet të bëjë shumë ndryshime, sepse ato ndryshime i kemi bërë që herën e parë kur kam ardhur këtu. Klubin e ka një president si Arsim Kabashim, i cili e bën këtë punë me shumë dashuri, me shumë përkushtim e udhëheq këtë klub. Besoj që kemi bërë gjëra të mëdha të gjithë bashkë dhe kjo patjetër që është duke vazhduar dhe shpresojmë të vazhdojë në të njëjtën mënyrë”, u shpreh ai.
Nexhipi ka folur edhe për synimet e klubit për këtë sezon, ku ka theksuar se titulli i kampionit është dicka që dihet tashmë si synim i klubit.
“Synimet e klubit dihen, ajo është patjetër titulli kampion, është shumë e rëndësishme për ne ta rikthejmë titullin në Suharekë sepse vitin e kaluar siç e dimë, pas tre viteve me radhë, vitin e kaluar u bë Drita kampion, dhe tani ky rikthimi im shpresoj që ta bëjë të mirën, edhe pse do të jetë shumë e vështirë, sepse kemi ekipe të cilat do të luftojnë për titullin kampion, kështu që patjetër ai do të mbetet synimi, ta rikthejmë titullin në Suharekë dhe pastaj ajo pjesa e rëndësishme të shkojmë në Evropë përsëri, në grupe të një kompeticioni evropian”, u shpreh Nexhipi.
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë.
/HisariOnline/







