spot_img
HomeLajmeBE dënon gjuhën e Sami Kurteshit ndaj AGK-së: Praktika...

BE dënon gjuhën e Sami Kurteshit ndaj AGK-së: Praktika të tilla duhet të marrin fund

spot_img

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas deklarimeve të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, i cili e ka quajtur Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) “aleancë e grupeve kriminale”.

Në një postim në platformën X, BE-ja në Kosovë ka thënë se “dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi” dhe bëri thirrje që praktika të tilla të ndalen menjëherë.

“Liria e mediave duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike. Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”, thuhet në reagimin e BE-së.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img