Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në Koshtovë të Mitrovicës, ku një 53-vjeçare s’ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën në Spitalin e Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ku tha se në aksident ka qenë të përfshira dy vetura.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Koshtove, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime të renda ka pësuar drejtuesja e njërës prej veturave, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës se Jugut. Rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore të Spitalit Rajonal të Mitrovicës kanë njoftuar se e lënduara drejtuesja e veturës, rreth 53-vjeçare, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.”
Zahiti tha se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
/HisariOnline/







