spot_img
HomeSportBasketboll"Xhebrailat" një armë shtesë e KB Golden Eagle Yllit...

“Xhebrailat” një armë shtesë e KB Golden Eagle Yllit sonte kundër KB Prishtinës

spot_img

KB Golden Eagle Ylli do të mirëpresë në Suharekë sonte skuadrën nga kryeqyteti, KB Prishtina në kuadër të xhiros së 8-të të Prince Caffe Superligës. 

Takimi fillon nga ora 18:45 në “13 qershori”, ndërsa Ylli do të kërkojë këndelljen pas startit të dobët.

Ylli për këtë duel do t’i ketë prapa vetes edhe tifogrupin e tyre “Xhebrailat”, të cilët do të jenë të pranishëm sonte në palestër për të përkrahur ekipin e tyre.

“Xhebrailat” kanë qenë një forcë shtesë e klubit, duke i motivuar ata në arritjen e shumë fitoreve, ndaj shumë kundërshtarëve të fortë, andaj kësisoj do të veprojnë edhe sonte, në një kohë kur klubi gjendet në një situatë jo të mirë të fitoreve.

Kujtojmë që në këtë ndeshje do të debutojë edhe kryetreneri i ri i klubit, Jarenimo Sarin, i cili u zyrtarizua dy ditë më parë.

Ylli ka vetëm një fitore e gjashtë humbje pas shtatë ndeshjeve të para kampionale këtë sezon.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img