spot_img
HomeSportFutbollSpalleti me fjalë të medha për Zhegroven: Është si...

Spalleti me fjalë të medha për Zhegroven: Është si një fitil i ndezur, mund të shpërthejë në çdo moment

spot_img

Trajneri italian, Luciano Spalleti ka lavdëruar reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrova, pas paraqitjes fantastike për ato minuta aq sa luajti në fitoren e mbrëmshme të Juventusit 2-0 ndaj Udineses në Kupën e Italisë. 

Paraqitja e tij e fundit duket se ka bindur trajnerin Luciano Spalletti, i cili pas ndeshjes paralajmëroi mundësi më të mëdha për Zhegrovën në vijim.

“Faza e lojës pa top u menaxhua shumë mirë dhe isha i lumtur me 10-15 minutat e Zhegrovës. Ka qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe, me gjasë, meriton më shumë hapësirë. Dy vrapimet e tij drejt zonës së penalltisë më kanë bërë shumë përshtypje”, ka theksuar ai.

Tekniku italian foli edhe për kreativitetin e Zhegrovës.

“Ai e dëshmon kreativitetin me topin në këmbë dhe është gjithmonë gati të ndërmarrë diçka vendimtare. Është si një fitil i ndezur, mund të shpërthejë nga momenti në moment. Ai sheh pasimin ku të tjerët shohin mur”, ka deklaruar Spalletti.

Zhegrova realizoi një depërtim mbresëlënës drejt zonës së kundërshtarit, duke dribluar disa lojtarë dhe duke marrë vëmendjen e tifozëve në rrjetet sociale. Komentet ishin të shumta, me shumë prej tyre që kërkonin të shohin kosovarin më shpesh në fushë.

Megjithëse ende nuk ka startuar në asnjë ndeshje dhe nuk ka gola apo asistime, Zhegrova ka krijuar mbështetje të madhe përmes veprimeve individuale. Juventus publikoi edhe një video të tij duke firmosur fanella për tifozët, dëshmi e popullaritetit të tij në rritje.

Në fundjavë, Juventusi përballet në udhëtim me Napolin, kampionin në fuqi të Italisë. Kjo mund të jetë ndeshja që Zhegrova të marrë minutat që po i kërkojnë të gjithë e pse jo, edhe të gjejë golin apo asistimin e parë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img