Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, Ragip Guraziu, veteran i UÇK-së.
Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e kanë bërë publik familjarë të të ndjerit, ku kanë dhënë detaje të ceremonisë mortore.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e enjte në ora 15:00 në vendlindjen e tij, në fshatin Bllacë të Suharekës.
I ndjeri në të kaluarën kishte punuar edhe si gazetar i mediumeve të ndryshme vendore e lokale.

/HisariOnline/







