Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, i ka dalë në krah kryetarit të ri të zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, duke hedhur në të njëjtën kohë akuza ndaj anëtarëve të tjerë të kësaj partie.
Lladrovci ka deklaruar se nga politika s’po largohen disa veteranë që “profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik”.
“Politika si sport i rëndë, vetvetiu nuk po arrin ti largojë disa pionierë-veteranë që profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik. Pionierët-veteranë, nuk po e duan pensionimin, megjithëse do t’ju bënte mirë krijimi i ndonjë OJQ-je ose instituti për poste”, ka shkruar ai në Facebook..
“Përgjigjen duhet ta japin ata që duan ndryshim, por, nuk hapin rrugë dhe nuk japin përgjegjësi për ndikimin e tyre në ecuritë negative, ata që e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën. Përgjigjen duhet ta japin ata që gabimet dhe dështimet e veta i shkarkojnë në Drenicë, duke e trajtuar atë si zonë “të pa urbanizuar””, vijon deklarimi i tij.
Në anën tjetër, ai i ka dal në përkrahje kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, duke thënë se emërimi i tij është më se i qëlluar dhe se nuk është vetëm.
/HisariOnline/







