spot_img
HomeLajmeDogana kap mallra të falsifikuara në kufi, nis procedura...

Dogana kap mallra të falsifikuara në kufi, nis procedura kundërvajtëse

spot_img

Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ku gjatë kontrollit, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të ligjshëm.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img