Ballkani e ka kaluar suksesshëm pengesën e parë në Kupën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Suhareka ka triumfuar ndaj KF Rilindja 1974, për t’u kualifikuar në raundin tjetër të kësaj gare.
‘Portokallinjtë’ fituan me rezultat minimal 1-0, falë një goli nga Engjëll Ajazaj në minutën e 16-të.
Kësisoj, trajneri i ri i klubit të Ballkanit, Mislav Karoglan fiton edhe ndeshjen e tij të dytë në stolin portokalli.
Njëherit, Ballkani edhe i hakmerret skuadrës së Rilindjes, për eliminimin e shkaktuar ndaj tyre në këtë garë edicionin e kaluar.
/HisariOnline/







