spot_img
HomeSportBasketbollKB Golden Eagle Ylli zyrtarizon kryetrenerin e ri, Jeronimo...

KB Golden Eagle Ylli zyrtarizon kryetrenerin e ri, Jeronimo Sarin

spot_img

Më afër lajmit, vetëm e vërteta! – KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar trajnerin e ri të klubit, kroatin Jeronimo Sarin. 

Hisari Online raportoi ekskluzivisht mbrëmë për arritjen e kësaj marrëveshje dhe tani konfirmohet edhe nga vet klubi suharekas.

“Sarin vjen për të sjellë energji të re në parket dhe për t’i dhënë skuadrës një drejtim të fortë drejt objektivave të mëdha të këtij sezoni”, ka shkruar faqja zyrtare e Yllit në Facebook.

EKSKLUZIVE: KB Golden Eagle Ylli emëron Kryetrenerin e ri

Siç raportoi Hisari Online, emërimi i tij vjen pas një periudhe analizash të thella brenda klubit, ndërsa drejtuesit janë fokusuar në gjetjen e një profili modern, energjik dhe me qasje të qartë strategjike.

Vendimi për ta sjellë atë është marrë për shkak të përputhjes së vizionit të tij me projektin afatgjatë të KB Golden Eagle Yllit.

Sarin do të ketë punë të mëdha për të rikthyer formën  e Yllit, pasi klubi s’e ka startuar aspak mirë kampionatin, duke humbur gjashtë ndeshje dhe fituar vetëm një pas shtatë ndeshjeve kampionale.

Ndeshjen e ardhshme KB Golden Eagle Ylli e luan ndaj Prishtinës të mërkurën, në palestrën “13 Qershori”.

Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

/HisariOnline/ 

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img