spot_img
HomeLajme81-vjetori i lindjes së Rugovës, Osmani: E ngriti çështjen...

81-vjetori i lindjes së Rugovës, Osmani: E ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore

spot_img

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ditëlindjen e 81-të të ish-presidentit Ibrahim Rugova, e ka cilësuar atë si arkitekt të pavarësisë dhe udhërrëfyes të lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Osmani tha se ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.

Postimi i plotë:

“I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore. Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike. Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!”, ka shkruar Osmani në  ‘Facebook’.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img