spot_img
HomeLajmeNdahet nga jeta nëna e Hysni Gucatit, sot i...

Ndahet nga jeta nëna e Hysni Gucatit, sot i jepet lamtumira e fundit

spot_img

Mbrëmë ka ndërruar jetë Hata Gucati, nëna e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hysni Gucati.

Varrimi i tashmë të ndjerës do të mbahet sot në ora 15:00 në fshatin Marinë të Skenderajt, pranë kompleksit memorial të Dëshmorëve.

Në njoftimin e OVL-UÇK-së mund t’i lexoni detajet e tjera.

“Të nderuar veteranë, invalidë, familjarë të Dëshmorëve dhe qytetarë, ju njoftojmë se nëna e kryetarit, z. Hysni Gucati, zonja Hata Gucati, ka ndërruar jetë. Varrimi do të mbahet nesër, më 01.12.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt, afër kompleksit memorial të Dëshmorëve.”, thuhet në njoftim.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img