spot_img
HomeLajmeMuharremaj fton anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të...

Muharremaj fton anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Suharekës për të marrë detyrën

spot_img

Kryetari i Suharekës edhe për katër vitet e ardhshme, Bali Muharremaj u ka bërë ftesë anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës, në mbledhjen inaugurese e cila do të mbahet më 9 dhjetor.

Me këtë rast, anëtarët e kuvendit komunal të zgjedhur do të duhet të bëjnë betimin dhe të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit/es të Kuvendit të Komunës së Suharekës.

Në këtë mbledhje, edhe kryetari i ri i zgjedhur, Bali Muharremaj do ta bëjë betimin e tij, duke nënshkruar deklaratën për vazhdimin e detyrës së Kryetartit të Komunës së Suharekës.

Ceremonia do të fillojë nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë, te Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyci”.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img