spot_img
HomeLajme'Eko-Theranda', heronjtë e heshtur të qytetit të Suharekës

‘Eko-Theranda’, heronjtë e heshtur të qytetit të Suharekës

spot_img

Para se qyteti të zgjohet, punonjësit e Eko-Theranda janë tashmë në terren, duke u kujdesur që rrugët dhe hapësirat publike të jenë të pastra çdo ditë. Në këtë storje sjellim rrëfimet e dy prej tyre.

Nazlije Kokollari, që prej tetë vitesh punon në mirëmbajtjen e qytetit, thotë se ditën e nis me vullnet dhe me respektin që merr nga qytetarët. “Të gjithë më përshëndesin. Jam krenare kur shoh që puna vlerësohet,” thekson ajo, duke u bërë thirrje banorëve të jenë më të kujdesshëm me ambientin.

Edhe Milazim Bytyqi, pjesë e ekipit prej disa muajsh, tregon se puna e tyre vazhdon pavarësisht të ftohtit apo shiut. Sipas tij, sfida më e madhe është qarkullimi i madh gjatë verës, por mbështetja e qytetarëve i jep motivim çdo ditë. “Aq sa e ruajmë ne ambientin, aq na ruan ai neve,” thotë ai.

Kjo storje ua rikujton të gjithëve:

“Respektoni ata që e mbajnë qytetin të pastër”

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img