spot_img
HomeSportNjë grua theret me thikë nga i fejuari i...

Një grua theret me thikë nga i fejuari i saj në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën një grua në Fushë Kosovë është therur me thikë nga i fejuari i saj.

Rasti ka ndodhur të shtunën teksa viktima me të dyshuarin ishte duke bashkëjetuar.

Sipas raportit 24-orësh, thuhet se viktima ka marrë lëndime dhe i është nënshtruar operimit për shkak të gjendjes kritike të saj.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën e cila dyshohet se kishte pësuar lëndime me mjete të mprehta. Viktima pas tretmanit fillestar mjekësor në QKMF, është dërguar në QKUK dhe i është nënshtruar operimit për shkak të gjendjes kritike të saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, i fejuari i saj me të cilin ishte duke bashkëjetuar, nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img