Ballkani dhe Drita do të zhvillojnë sot kryendeshjen e javës së 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
“Portokallinjtë” do të udhëtojnë në Gjilan në ndeshjet që zhvillohet në stadiumin me bari sintetik, me filllim nga ora 13:00.
Klubi suharekas ndodhet pa fitore në tre ndeshjet e fundit në kampionat, duke humbur secilën nga dy ndeshjet e fundit në Superligë, ndaj Drenicës si mysafir dhe së fundmi ndaj Llapit në shtëpi.
Drita ndërkohë është në formë më të mirë, pasi ka fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat, ndaj Llapit në shtëpi dhe KF Prishtina e Re jashtë.
Ballkani ndodhet aktualisht në vendin e dytë me 23 pikë, kurse Drita e katërta por me po aq pikë.
Dy skuadrat tashmë kanë publilkuar formacionet zyrtare për këtë duel.
Ballkani XI:

Drita XI:
Pas pak..
Kujtojmë që Ballkani ka fituar përballjen e parë ndaj Dritës të këtij sezoni, duke triumufar 2-0 në Suharekë.
/HisariOnline/







