spot_img
HomeSportArsenal s'e shfrytëzon epërsinë numerike në fushë ndaj Chelseas,...

Arsenal s’e shfrytëzon epërsinë numerike në fushë ndaj Chelseas, derbi londinez mbyllet në paqe

spot_img

Chelsea dhe Arsenali janë ndarë baras në kryendeshjen e xhiros së 14-të në Premier League. 

Lideri, Arsenal nuk ka arritur të shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushë ndaj Chelseas, duke u mjaftuar me vetëm një barazim.

Ndërkohë që ndeshja ishte shumë tension dhe u morën disa kartonë të verdhë, mesfushori i Chelseas, Moises Caicedo u ndëshkua me karton direkt të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Mikel Merinos në minutën e 34-të.

Edhe pse Arsenali pritej që të dilte në ofenzivë, megjithatë vendasit befasuan, duke e mbajtur topin dhe pasur raste shënimi.

Me të filluar pjesa e dytë, Blutë morën avantazhin, falë mbrojtësit Trevoh Chalobah, i cili u gjend më së miri me kokë pas një rivënie nga këndi në minutën e 48-të.

Nuk zgjati shumë dhe ‘Gunners’ barazuan rezultatin, me anë të Mikel Merinos, i cili gjithashtu shënoi me kokë pas një asistimi nga Bukayo Saka në minutën e 59-të.

Pjesa e mbetur ishte e barazpeshuar, me Arsenal që mbante pak më shumë topin por që s’kishte shumë raste shënimi dhe në fund rrjetat mbeten të paprekura, për të përfunduar sfida me rezultat 1-1.

Me këtë barazim, Arsenali mbetet lider i Premierligës me 30 pikë, duke qëndruar tani pesë pikë pastër nga vendi të cilin e mban Man City me 25 pikë, ndërsa londinezët mbesin në vendin e tretë me 24 pikë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img