spot_img
HomeSportMuriqi i jashtëzakonshëm, shënon dy gola për Mallorcan

Muriqi i jashtëzakonshëm, shënon dy gola për Mallorcan

spot_img

Vedat Muriqi ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Mallorca e ka luajtur ndaj Osasunas në La Liga.

Sulmuesi kosovar ishte protagonist në dy golat e skuadrës së tij, që fatkeqësisht ishin të pamjaftueshme për t’i marrë pikët e plota, me dy skuadrat që u ndanë barazim në fund.

31-vjeçari po kalon formë fantastike në La Liga, ku tani ka shënuar 8 gola në 13 paraqitje në kompeticion këtë sezon.

Ndryshe, Mallorca ndodhet në vendin e 15-të, me 13 pikë pas 14 xhirove të luajtura.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img