spot_img
HomeLajmeMiratohen hapat e ardhshëm për Lojërat e Mesdhetare, Rama:...

Miratohen hapat e ardhshëm për Lojërat e Mesdhetare, Rama: Prishtina po ecën sigurt drejt vitit 2030

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është miratuar prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i procedurave për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Rama e ka përshkruar këtë vendim si një arritje të rëndësishme për kryeqytetin dhe mbarë Kosovën, duke theksuar se Prishtina “po ecën e sigurt drejt vitit 2030, me vizion të qartë, plan të strukturuar dhe energjinë e një gjenerate që beson se mund të shkruaj histori”.

Sipas tij, Lojërat Mesdhetare shkojnë përtej sportit – ato nënkuptojnë zhvillim urban, infrastrukturë moderne, mundësi të reja për rininë dhe një platformë të rëndësishme për ta prezantuar Prishtinën në arenën ndërkombëtare.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img