spot_img
HomeLajme"Farë e fëlliqur", Musliu 'eskalon' ndaj Haxhiut, Gërvallës e...

“Farë e fëlliqur”, Musliu ‘eskalon’ ndaj Haxhiut, Gërvallës e Sveçlës që kërkuan votë nga diaspora për 28 nëntor

spot_img

Deputetja e disa legjislaturave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka përdorur një gjuhë tejet të ashpër ndaj tre ish-ministrave, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla dhe Albulena Haxhiu , pasi dje në festën e 28 nëntorit bënë thirrje që mërgimtarët të votojnë për datën e zgjedhjeve. 

Musliu, duke postuar një video të tre ish-ministrave ndërsa po kërkonin votën e mërgimtarëve, i quajti ata “farë e fëlliqur”, duke theksuar se “po shkojnë për të festuar festën kombëtare e po përfundojnë duke iu përgjëruar mërgatës për shpëtim”.

Tutje, Musliu vazhdoi me tone të ashpra, duke i quajtur mashtrues e manipulues.

Postimi i plotë: 

E ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur. Shkojnë për të festuar festën kombëtare, e përfundojnë duke ju përgjëruar mergatës për shpëtim.
Këta nuk respektojnë as festat kombëtare, as dasmat, as mortet, as mergatën, as Kosovën, as Shqipërinë.
Këta mashtrues e manipulues, këta zhylla e shkatërrues. Këta vrasës të shpresës e të ardhmes se këtij vendi.
/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img