spot_img
HomeLajmeE rëndë në Prizren: Një person gjendet pa shenja...

E rëndë në Prizren: Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij, dyshohet për vetëvrasje

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se pranë tij është gjetur një armë.

Viktima është me inicialet Xh.B (32-vjeçar).

“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë. Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe hetuesit përgjegjës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave e dëshmive”, tha ai.

Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img