spot_img
HomeLajmeArrihet marrëveshja: LDK dhe PD garojnë bashkë në zgjedhjet...

Arrihet marrëveshja: LDK dhe PD garojnë bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia e Drejtësisë (PD) kanë rënë dakord për garim të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Partia e Drejtësisë ka njoftuar opinionin publik se, pas takimit konstruktiv ndërmjet Kryetarit të PD-së, Ferid Agani, dhe Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është arritur marrëveshja politike që kandidatët e Partisë së Drejtësisë të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se detajet operative të këtij bashkëpunimi do të finalizohen gjatë ditëve në vijim nga ekipet teknike të të dy subjekteve.

Ndërkohë, shpallja publike e marrëveshjes do të bëhet gjatë javës së ardhshme në një dalje të përbashkët për media.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img