Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka marrë pjesë sot në pritjen e organizuar nga OVL-UÇK-ja për nder të 28 Nëntorit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se kjo festë, e cila bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet, sot është e zbrazët pa bashkëluftëtarët që po gjykohen padrejtësisht në Haagë.
Ai ka uruar që 28 Nëntorin e ardhshëm ta festojnë në atdhe, pranë familjarëve e bashkëluftëtarëve.
Postimi i plotë:
Në pritjen e organizuar nga OVL-UÇK, sot pata nderin t’u uroj kategorive të dala nga lufta e UÇK-së festën e 28 Nëntorit.
Kjo festë, e cila bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet, sot është e zbrazët pa bashkëluftëtarët që po gjykohen padrejtësisht në Haagë.
Uroj që 28 Nëntorin e ardhshëm ta festojnë në atdhe, pranë familjarëve e bashkëluftëtarëve.
/HisariOnline/







