spot_img
HomeLajmeAbelard Tahiri: Presidenti Thaçi më telefonoi sot, zëri i...

Abelard Tahiri: Presidenti Thaçi më telefonoi sot, zëri i tij nga qelia na jep forcë dhe kurajë

spot_img

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se sot, në Ditën e Flamurit se ka pranuar një telefonatë nga ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Tahiri shkroi se pavarësisht izolimit, Thaçi vazhdon të transmetojë forcë dhe motivim për angazhimin në ndërtimin e shtetit.

“Sot, në këtë datë të lavdishme, mora një telefonatë nga Presidenti Hashim Thaçi. Edhe pse i mbyllur në qeli, ai me zërin e tij na jep kurajë e forcë të jashtëzakonshme për të vazhduar angazhimin tonë për fuqizimin e shtetit dhe shoqërisë sonë,” ka deklaruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Sot, në këtë datë të lavdishme, mora një telefonatë nga Presidenti Hashim Thaçi. Edhe pse i mbyllur në qeli, ai me zërin e tij na jep kurajë e forcë të jashtëzakonshme për të vazhduar angazhimin tonë për fuqizimin e shtetit dhe shoqërisë sonë. Kombi shqiptar pret me padurim ditën kur do të organizojë një pritje madhështore për kthimin e tyre të lavdishëm në Kosovë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img