spot_img
HomeLajmeKQZ miraton buxhetin për zgjedhjet, fletëvotimet e diasporës dërgohen...

KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet, fletëvotimet e diasporës dërgohen me postë

spot_img

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme ka miratuar planin e buxhetit të planifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në KQZ, është arritur edhe miratimi.

Arianit Elshani dhe Ilir Gashi para se të hidhej në votim plani, insistuan që fletëvotimet të dërgohen në diasporë origjinale, ashtu siç e parasheh rregullorja.

Pas diskutimeve të njëpasnjëshme, buxheti është miratuar me gjashtë vota për, kurse kundër ishin anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, si edhe vetë kreu i Komisionit , Kreshnik Radoniqi.

Ky institucion dje nuk arriti ta miratonte buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas përplasjeve mes anëtarëve, diskutime këto që vazhduan edhe sot.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img