spot_img
HomeArtBali Muharremaj mbështet publikisht finalistin e BBVK 4, "Ludo...

Bali Muharremaj mbështet publikisht finalistin e BBVK 4, “Ludo Lee”: Fitues i këtij formati televiziv

spot_img

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur publikisht mbështetjen për njërin prej finalistëve të Big Brother Vip Kosova 4.

Bëhet fjalë për konkurrentin Ludovik Tunaj, i njohur si Ludo Lee, i cili vjen nga kjo komunë, nga fshati Sallagrazhdë.

Muharremaj përmes një njoftimi në Facebook, u shpreh se “ai po na prezenton në Big Brother VIP Kosova dhe po tregon një përformancë të jashtëzakonshme”.

Tutje kryetari i komunës e ka cilësuar atë si një fitues të këtij formati, duke nënvizuar edhe mbështetjen e madhe që e merr nga disapora e qytetit.

Ndryshe, “Ludo Lee” ndodhet në mesin e pesë finalistëve të këtij edicioni, ndërsa finalja do të jetë më 27 shkurt.

Postimi i plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img