Avokati i Rexhep Selimit, Chad Mair ka thënë se shumë ushtarë të UÇK-së, përfshirë komandantët, nuk dinin as për ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm apo anëtarëve të tyre.
Sipas tij, në fillimin e 98-ës s’ka pasur strukturë me zingjirë komanduese por grumbullim të njësive lokale-guerile.
Pjesë nga deklarimi i tij
“Shumë ushtarë të UÇK-së, përfshirë komandantët, nuk dinin as për ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm apo anëtarëve të tyre. Vetë zonat ishin në formim e sipër, të paformuara në pjesën e parë të vitit 1998. Nuk kishte strukturë me zinxhir komandues, kishte grumbullim njësitesh lokale, njësitesh guerile që vepronin në mënyrë të pavarur dhe horizontale, pa ndonjë kohezion dhe uniformitet. Brenda Shtabit të Përgjithshëm në këtë pikë kohore, nuk kishte strukturë komanduese të vërtetë dhe nuk kishte përcaktim të qartë të përgjegjësive”.
Mes tjerash, ai ka thënë se ka pasur edhe mungesë armësh dhe ato që kanë qenë, ishin “armë të lehta”.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







