spot_img
HomeBallinaSKANDALOZE: Ballkani mposhtet nga gjyqtari Alban Shala

SKANDALOZE: Ballkani mposhtet nga gjyqtari Alban Shala

spot_img

Ballkani humbi 2-1 nga Malisheva në xhiron e shtatë kampionale.

Por protagonist doli të jetë dikush tjetër, jo futbollistët, raporton Hisarionline.net.

Gjyqtari, Alban Shala, nuk akordoi penallti për suharekasit, në një ndërhyrje të pastër të mbrojtësit vendas, ndaj sulmuesit Valentin Serebe, kur rezultati ishte 0-1 për “Xhebrailat”.

Në aksionin e radhës, u dha 11-metërsh për Malishevën, duke u barazu gjithçka në 1-1.

Sikur mos të mjaftonte kjo, referi e injoroi totalisht një ndërhyrje të palejuar ndaj Bajram Jashanicës, ku dy sekonda më vonë shënohet për rezultatin përfundimtar 2-1, njofton Hisarionline.net.

Ky skenar i një individi me ‘bilbil’ në gojë, humbi 3 pikë për klubin nga Suhareka, i cili e dërgoi në nivele shumë të larta futbollin e Kosovës.

Ende nuk ka reagim për këto padrejtësi nga FC Ballkani!

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img