Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe qytetarët e Kosovës për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se paraliza politike ka marrë fund.
“Urime Albin Kurtit dhe Kosovës për formimin e qeverisë së re. Bllokada politike më në fund ka përfunduar. Një qeveri funksionale është thelbësore për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së dhe për të zhbllokuar mbështetjen shumë të nevojshme financiare. Kosova i përket familjes BE-së”, ka shkruar ai në ‘X’.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







