spot_img
HomeLajmeRashiq: Do të votoj çdo kandidat për nënkryetar kur...

Rashiq: Do të votoj çdo kandidat për nënkryetar kur të vijë në pako

spot_img

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, është shprehur optimist se do të propozohet sërish për ministër të Komuniteteve dhe Kthimit.

Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Rashiq deklaroi se do të votojë për çdo kandidat për nënkryetar që vjen në pako dhe se respekton aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ende nuk kemi dëgjuar kryeministrin kur do të bëhet prezantimi i kabinetit qeveritar, por dy herë më parë kam qenë i propozuar për Ministër të Komuniteteve dhe Kthimit. Kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës do të jetë Albulena Haxhiu. Do të votoj për çdo kandidat për nënkryetar kur të vijë në pako, dhe jo vetëm unë, por secili. Gjykatën Kushtetuese duhet ta respektojmë”, ka deklaruar Rashiq.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img