Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar përpara fillimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Kurti tha se synimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve të saj politikë mbetet konstituimi me sukses i Kuvendit të Kosovës, si dhe formimi i Qeverisë së re.
“Do synojmë te jemi të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit dhe me pas, natyrisht dhe në formimin e qeverisë”, ka thënë Kurti.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







